Skuadra e Interit sonte e mirëpret Real Madridin në “Guisseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid dhe Inter u ndeshën kundër njëri-tjetrit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, me Los Blancos që fituan të dyja ndeshjet, shkruan GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes mediumet ndërkombëtare kanë publikuar formacionet e mundshme të ndeshjes.
Inter: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Martinez
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Alaba; Modric, Casemiro, Valverde; Hazard, Benzema, Vinicius.
/GazetaBlic Sport


