Në kryendeshjen e ditës së sotme, Bayerni fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 0-3 në “Camp Nou”.
Thomas Muller realizoi golin e parë në minutën e 33’të, kurse sulmuesi tjetër, Robert Lewandowski realizoi pas 66 minutave lojë. Lewa realizoi edhe njëherë në minutën e 84’të, për ta mbyllur çështjen e fituesit, shkruan GazetaBlic Sport.
Barcelona nuk ishte në element, pasi në të gjithë ndeshjen nuk kishte asnjë goditje në portë.
Klubit katalunas nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë në histori që në një ndeshje të Lifgës së Kampionëve që të mos gjuajë asnjëherë në portë.
Një rekord i zi nga Barça…


