Lajme

Bedri Hamza thotë se do të sjell investime të huaja në Mitrovicë!

09/14/2021 19:30
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, është zotuar se do të sjell investime të huaja në qytetin ku ai garon ta udhëheq.

Në një takim me përfaqësuesen e kompanisë austriake “Frequentis”, Jadranka Godjevac, Hamza tha se ka shprehur gatishmëri për të investuar në të ardhmen në Mitrovicë.

Shkrimi i plotë:

Kompanitë austriake dhe të gjithë investitorët e huaj do t’i kenë dyert e hapura për të investuar në Mitrovicë. Sot këtë ia konfirmova edhe përfaqësueses së kompanisë austriake “Frequentis”, Jadranka Godjevac, e cila po qëndron në Kosovë si pjesë e Misionit Ekonomik me Bizneset nga Austria. E mirëprita gatishmërinë e saj për të investuar në të ardhmen në qytetin tonë.

Si kryetar i Mitrovicës do t’i thjeshtoj procedurat dhe do ta eliminoj burokracinë, që investitorët vendorë dhe ata huaj të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

Me kontaktet që kam krijuar nëpër botë do të sjellë investime strategjike për ta shndërruar Mitrovicën në qendër të investimeve.

Sot i vizitova zjarrfikësit e Mitrovicës, luftëtarët e vijës së zjarrit, heronjtë e vërtetë të ditëve tona. I dëgjova me…

Posted by Bedri Hamza on Tuesday, September 14, 2021