Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka reaguar pas koalicioneve parazgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, në këtë komunë.
Në një reagim, VV thotë se humbësit po bëhen bashkë, duke tentuar ta ndalin humbjen e tyre – gjë për të cilën thonë se nuk do ta arrijnë.
“Mitrovica është rreshtuar krahë Lëvizjes për të synuar zhvillimin e asesi nuk do të kthehet para vitit 2013, në kohën e krimit të organizuar”.
Reagimi i plotë:
Koalicionet parazgjedhore të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë, e dëshmojnë qartë edhe një herë se humbësit po bëhen bashkë, por e tëra që do të arrijnë, do të jetë prapë një rezultat dëshprues ngase Mitrovica i ka besuar programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit me mbi 20 mijë vota, e njejtë do të ndodh edhe në zgjedhjet lokale me 17 tetor.
Mitrovica është rreshtuar krahë Lëvizjes për të synuar zhvillimin e asesi nuk do të kthehet para vitit 2013, në kohën e krimit të organizuar.
Koalicionet parazgjedhore të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në…
Posted by Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Mitrovicë on Tuesday, September 14, 2021


