Real Madridi do të përballet me Interin në Meazza të Mërkurën mbrëma në orën 21:00 për xhion e parë të Grupit D të UEFA Champions League.
Në konferencën për shtyp në prag të takimit, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti, foli për ndeshjen e nesërme, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ekipi po luan mirë. Ne luajtëm mirë kundër Celta, por nesër do të jetë një histori tjetër. Ne duhet dhe duam të bëjmë më të mirën. Nesër do të jetë një lojë e komplikuar: Interi ka të njëjtën strukturë si vitin e kaluar me një trajner të ri. Ne duhet t’i kontrollojmë, të përpiqemi të kemi një ndeshje të mirë dhe të fillojmë mirë këtë garë, e cila është gjithmonë e veçantë për klubin”, tha trajneri i Realit.
“Për mua Champions është diçka e veçantë. Unë e kam fituar atë dy herë si lojtar dhe si trajner.”
Pastaj, ai tha: “Po, si fëmijë unë isha një tifoz i Interit, por më duhej të ndryshoja për arsye të ndryshme. Interi ishte një ekip që më ka pëlqyer gjithmonë. Kisha simpati, gjatë viteve në Milano, derbi ka qenë gjithmonë diçka e veçantë për mua”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


