Sporti

Benzema flet para ndeshjes me Interin: Të gjithë skuadrat duan të fitojnë Champions League

09/14/2021 18:42
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit nesër takohet me Interin.

Real Madrid dhe Inter takohen nesër në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Bezema u paraqit me Ancelottin në konferencën për shtyp bashkë me Ancelottin, ku foli për gjëra të ndryshme.

A është Real Madridi i varur nga Benzema? “Jo, nuk mendoj kështu. Ne jemi një ekip shumë i fortë, unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj me asistime dhe gola, por në fund ne gjithmonë duhet të fitojmë diçka në nivelin e ekipit.”

Ende ëndërroni të fitoni Topin e Artë? Është ëndrra e të gjithë lojtarëve dhe natyrisht edhe e imja, por e rëndësishme është ajo që bëj me shokët e skuadrës, dua të fitoj tituj ”.

Thashethemet për Mbappe-n? “Është folur shumë për këtë, por unë dua të mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme”

“Liga e Kampionëve është e veçantë, të gjitha skuadrat duan të fitojnë. Ne jemi këtu për këtë dhe nuk mendoj për ekipet e tjera, unë shikoj vetëm Real Madridin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport