Lajme

Dyfishohen rastet me Covid në Shqipëri, humbin jetën pesë persona

09/14/2021 17:30
nga:Y I

Dyfishohen rastet e infektimeve të reja në krahasim me një ditë më parë në Shqipëri ndërsa humbjet e jetëve mbeten në të njëjtin nivel.

Ministria e Shëndetësisë raporton se për 5,613 testime janë 995 raste të reja, 5 humbje jete dhe 1010 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

5 jetë të humbura

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjec, një qytetare nga Vlora 64 vjeç, një qytetare nga Lezha 68 vjeç.

Infektimet në 24 orët e fundit janë në këto bashki

: 283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnje, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në Kamëz, 11 raste në Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 10 raste Vau i Dejës, Dibër, 9 raste në Memaliaj, 8 raste në Vorë, 7 raste në Shijak, Himarë, Prrenjas, 6 raste në Mallakastër, Cërrik, Peqin, 5 raste në Delvinë, Devoll, Dimal, 4 raste në Pukë, Roskovec, 3 raste në Rrogozhinë, Mat, Selenicë, Tepelenë, Skrapar, Librazhd, 2 raste në Fushë-Arrëz, Has, Mirditë, Bulqizë, Përmet, 1 rast në Dropull.

Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (14 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 995

Të shëruar në 24 orë 1010

Të shtruar në spitale 195

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 5,613

Testime totale 1,126,073

Raste pozitive 158,431

Raste të shëruara 143,279

Raste Aktive 12,599

Humbje jete 2,553

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5308

Shkodër 1423

Durrës 1087

Fier 1056

Vlorë 847

Lezhë 727

Elbasan 629

Berat 478

Korçë 315

Kukës 274

Gjirokastër 251

Dibër 204