Lajme

Kryeministrit të Malit të Zi nuk iu lejua hyrja në Shqipëri, ja si arriti në takimin me Merkel?!

09/14/2021 17:28
nga:Y I

Drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka hedhur poshtë lajmet se, mungesa e një test PCR të vlefshëm apo pasaporta e vaksinimit anti-Covid, bëri që Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, të moj lejohej të kalonte në kufirin tokësor shqiptar, në Han të Hotit.

Lajmi u publikua gjerësisht , pasi gazetari malazez, Aleksandar Brezar, postoi një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.

“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”- shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, Fuga shkruan se: Çudi se KM i Malit te Zi ka udhetuar me avion drejt e ne Rinas sot…