Kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, tha se industria e ndërtimit është ajo që krijon më së shumti vende pune në Podujevë por edhe në qytete të tjera, raporton Gazeta Blic.
Tahiri ka bërë të ditur se gjatë kësaj këtyre tre muajve ka biseduar me të rinj dhe pronarë ndërtimesh dhe ka konstatuar se kjo industri ka nevojë për dorën e shtetit.
Ai ka theksuar se është e nevojshme që komuna të ndihmojë në disa çështje që lidhen me funksionalizimin e kësaj pune.
“Është e domosdoshme që Komuna t’i bëjë disa çështje që ndërlidhen me këto: urbanizëm sa më shumë, të ndihmojë në kontraktim, të ndihmojë në çështjet që lidhen me funksionalizimin e kësaj pune. E, zgjidhja e kësaj është zgjerimi i qytetit, duke e kthyer në kantiere të mëdha ndërtimi. Ndërkaq, për punëtorët, duhet dialoguar me bizneset që të sigurojmë kontrata dy sezonale: pra, verës në ndërtim dhe dimrit në punë e angazhime tjera” shkruan Tahiri në facebook.
Postimi i plotë:
Industria e ndërtimit në Podujevë është ajo që i krijon vendet e punës më së shumti në këtë qytet. Me dhjetëra të rinj punojnë gjithandej Podujevës, mirëpo edhe në Prishtinë dhe në Kosovë për të siguruar jetesën e tyre.
Ky sektor është në vështirësi, ashtu si edhe vetë zgjidhjet urbane, Podujeva, tash e 20 vite ka Drejtori për Urbanizëm, por fare planifikim urban. Për këta tre muaj, kam bashkëbiseduar me të rinj, me pronarë ndërtimesh dhe kam parë që kjo industri ka nevojë për dorën e shtetit, e në veçanti për dorën e Komunës.
Shumica prej tyre, fjalën e parë e kanë, ‘duhet me ikë prej këtij vendi’, pra synimet e tyre janë, ose të largohen ose të gjejnë mundësi tjera. Problemi më i madh, përveç punës së vështirë, mbetet angazhimi sezonal dhe pamundësia për të gjeneruar të ardhura dhe siguruar mirëqenie për familjet.
Është e domosdoshme që Komuna t’i bëjë disa çështje që ndërlidhen me këto: urbanizëm sa më shumë, të ndihmojë në kontraktim, të ndihmojë në çështjet që lidhen me funksionalizimin e kësaj pune. E, zgjidhja e kësaj është zgjerimi i qytetit, duke e kthyer në kantiere të mëdha ndërtimi. Ndërkaq, për punëtorët, duhet dialoguar me bizneset që të sigurojmë kontrata dy sezonale: pra, verës në ndërtim dhe dimrit në punë e angazhime tjera.


