Qendërmbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer tha se kuqezinjtë synojnë rezultat pozitiv nesër ndaj Liverpool.
Reprezentuesi danez përgatitet për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve dhe një udhëtim i vështirë në Anfield i pret kuqezinjtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani është kthyer në mesin e elitës evropiane dhe qendërmbrojtësi veteran mendon se trajneri Stefano Pioli ka përgatitur skuadrën në një mënyrë të mirë për ndeshjen e parë.
“Ne jemi përgatitur mirë,” tha Kjaer në një konferencë për shtyp.
“Ne jemi në një pikë të mirë në rrugën tonë, jemi rritur shumë dhe tani duhet të demonstrojmë atë.
“Ndeshjet si këto janë ato për të cilat ne luajmë futboll. Jo shumë besojnë se ne mund të shkojmë atje dhe të luajmë për të, por ky është mentaliteti ynë.
“Me respektin më të madh, por ne do të luajmë, si kundër çdo ekipi.”
Kjaer beson se ai është përmirësuar së bashku me ekipin që nga ardhja e tij në janar 2020.
“Unë gjithashtu mendoj se po luaj futbollin tim më të mirë, por unë luaj mirë vetëm nëse ekipi bën mirë,” shtoi ai.
“Ne kemi nevojë për të njëjtin mentalitet, Liverpooli është shumë i fortë, por për mendimin tim ne jemi rritur si fizikisht ashtu edhe mendërisht në krahasim me ndeshjen e fundit në Evropë.
“Nesër, do të jetë e vështirë, por unë e njoh trajnerin dhe ai dëshiron që ne të shkojmë atje dhe të luajmë për Milanin. Ne jemi atje për të provuar se nuk jemi me pushime”, përfundoi Kjaer.
/GazetaBlic Sport/


