Sporti

Georginio Wijnaldum: Liverpool nuk e dëshironte qëndrimin tim, isha pranë kalimit tek Barcelona

09/14/2021 13:32
nga:Mergim Rreci

Georginio Wijnaldum shpjegoi arsyet që e shtynë të mos rinovonte kontratën me Liverpoolin.

Mesfushori holandez përfundoi duke u transferuar në Paris Saint-Germain, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne ndjekim instinktet tona. Disa muaj më parë, kisha shprehur dëshirën time për të qëndruar në Liverpool, por pa hyrë në detaje, ndjeva se klubi nuk donte të qëndrimin tim. Kur të jetë kështu, ne duhet të ecim përpara ”, tha ai në deklaratat për gazetën L’Equipe.

30-vjeçari zbuloi gjithashtu se kalimi në Paris erdhi pas negociatave të gjata me Barcelonën.

“Barcelona tregoi interes dhe unë isha i lumtur sepse është klubi i ëndrrave për shumë lojtarë holandezë. Për mua, do të ishte interesante të nënshkruaja për Barçën, por negociatat zgjatën shumë dhe PSG u shfaq. Kishte ardhur koha për të provuar diçka ndryshe », përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/