Sporti

Julian Nagelsmann flet para ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve, vlerëson maksimalisht Barcelonën

09/14/2021 13:09
nga:Mergim Rreci

Edicioni i ri i Ligës së Kampionëve fillon sonte.

Njëra ndër ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo në mes Barcelonës dhe Bayernit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja në mes Barcelonës dhe Bayernit pritet të jetë një ndeshje fantastike, për më tepër për historinë që kanë krijuar këto klube në përballjet mes tyre.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 2 me 8 në të mirë të skuadrës gjermane dhe pikërisht sonte do të synohet hakmarrja e madhe nga katalanasit.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann tha se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sfida ndaj Barcelonës.

“Është një nga kompeticionet më të rëndësishme për klube. Të gjithë lojtarët janë dyfish të motivuar dhe duan të fitojnë sërish. Na pret një ndeshje e parë e vështirë ndaj një skuadre me shumë histori në Evropë. Kjo puna e favoritëve është vetëm një çështje për mediat. Dy klube të mëdha do të ndeshen së bashku për të dhuruar emocione për tifozët e tyre dhe për shumë të tjerë që e dashurojnë këtë lojë”, tha Nagelsmann.

Ndeshja zhvillohet sonte në ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/