Showtime

Megan Fox u shfaq e zhveshur në “MTV VMAs” dhe fajin e ka partneri i saj: “Ai më tha të dal nudo!”

09/14/2021 12:12
nga:Genita C

Nëse nuk e ndoqët dot “MTV VMAs” mbrëmjen e djeshme me siguri sot në rrjete sociale patë se vëmendjen e të gjithëve e mori padyshim, Megan Fox.

Ajo u kthye në emrin më të përfolur edhe për parakalimin në tapetin e kuq dhe gjatë ceremonisë së çmimeve “MTV Video Music Awards”.

Megan u shfaq me një fustan tërësisht transparent që i tregonte format perfekte dhe të brendshmet të saj. Por, e dini pse zgjodhi të bënte këtë veshje?!


Fox sqaroi për “Entertainment Tonight” se kjo zgjedhje mjaft ekstravagante ishte ideja e partnerit të saj, Machine Gun Kelly.

“Ai më tha: Ti do të dalësh nudo sot!”, është shprehur Megan. Ylli i Hollywood shtoi se është shumë krenare për partnerin e saj i cili fitoi çmimin “Best Alternative” për këngën “My Ex’s Best Friend” dhe performoi “Papercuts” me bashkëpunëtor Travis Barker gjatë ceremonisë.