Lajme

Bie numri i të hospitalizuarve, 883 pacientë duke u trajtuar në ShSKUK

09/14/2021 12:08
nga:M K

Po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raportit të datës 14 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 883 pacientë, 734 me oksigjeno-terapi dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv, thuhet një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 94 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 77 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë

Spitali i Gjakovës, 71 pacientë

Spitali i Pejës, 148 pacientë

Spitali i Gjilanit, 70 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Ferizajt, 58 pacientë