Sporti

Neville: Ronaldo është më i mirë se Messi, por edhe lojtari më i madh i të gjitha kohërave

09/14/2021 11:39
nga:Mergim Rreci

Gary Neville, ish -lojtari i Manchester United, e konsideron Cristiano Ronaldon lojtarin më të madh të të gjitha kohërave dhe shpjegon pse golashënuesi portugez mposht rivalin argjentinas Lionel Messi (PSG).

Neville dha disa arsyeje se pse mendoni që Ronaldo është më i mirë se Messi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ronaldo është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Nuk ka dyshim se Messi shënoi një sasi të madhe golash, por Ronaldo ndoshta shënoi 30 ose 40 përqind më shumë në këmbën më të dobët dhe shënoi më shumë penallti. Kjo më bën të mendoj se ai është më i kompletuar në aspektin më të rëndësishëm të lojës. Ajo që më shtynë drejt Ronaldos është edhe rekordi ndërkombëtar, për të qenë golashënuesi më i mirë ndonjëherë për një ekip kombëtar. Gjithashtu fakti si ai ka fituar pesë Liga të Kampionëve me ekipe që nuk ishin aq të mira sa ai i Messit”, tha Neville për Sky Sports.

/GazetaBlic Sport/