Lajme

Xhaçka pas pritjes së Merkel: Mirënjohës ndaj kancelares për atë që ka bërë për rajonin tonë

09/14/2021 10:35
nga:Q R

Këtë të martë në Tiranë ka zbritur për vizitë zyrtare, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Ajo është pritur nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila më pastaj e ka quajtur Merkelin si kampione për integrim të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Mirënjohës ndaj kancelares për atë që ka bërë për ta mbështetur dhe zhvilluar rajonin tonë dhe po ashtu të qenit kampione e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme.

Lajçak: Dialogu duhet t’i sjellë njohje të plotë ndërkombëtare Kosovës