Pritjes i erdhi fundi, edicioni i ri i Ligës së Kampionëve fillon sot.
Një edicion fantastik pritet të zhvillohet, me klubet elitare që do të garojnë për trofeun më të madh evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
Tetë ndeshje interesante zhvillohen sonte, kurse tetë të tjera do të zhvillohen nesër.
Cristiano Ronaldo rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve me fanellën e Manchester United. Ai shkëlqeu në ndeshjen e fundjavës ndaj Newcastle dhe do të tentojë që të njëjtën gjë ta bëjë edhe sonte ndaj Young Boys.
Ai pritet të jetë titullar në këtë takim, atje ku synon të vazhdojë me formën e mirë në ndeshjen që luhet në ora 18:45.
Formacionet e mundshme të dyja skuadrave:
Young Boys: Von Ballmoos; Hefti, Camara, Zesiger, Garcia; Fassnacht, Sierro, Aebischer, Ngamaleu; Elia, Siebatcheu
Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaw; Fred, Pogba; Greenwood, Fernandes, Sancho; Ronaldo
/GazetaBlic Sport/


