Sporti

David Luiz zbulon arsyen e kalimit te Flamengo

09/13/2021 23:38
nga:E K

Mbrojtësi brazilian, David Luiz ka arritur marrëveshje me Flamengon.

Luiz ka arritur marrëveshje zyrtare me klubin nga Brazili, shkruan GazetaBlic Sport.

Braziliani do të nënshkruajë kontratë deri në dhjetor të vitit 2022.

Ai ka folur për media pas kalimit te skuadra braziliane dhe ka treguar pse e ka zgjedhur skuadrën e Flamengos.

“Kishte shumë njerëz që ndikuan tek unë, të cilët më udhëzuan dhe treguan se sa e madhe do të ishte kjo sfidë. Flamengo ka qenë gjithmonë ekip i madh dhe do të jetë gjithmonë i tillë, por sot ata më kanë mbushur mendjen për shkak të projektit që kanë“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/