Sporti

Lukaku i sugjeron Chelseas të transferojë dy yjet e Interit

09/13/2021 21:08
nga:E K

Sulmuesi i Chelseas, Romelu Lukaku thuhet se i ka sugjeruar skuadrës të provojë transferimin e dy yjeve të Interit.

Belgu është duke shkëlqyer në “Stamford Bridge” dhe shihet si ndër lojtarët kyç në formacionin e Thomas Tuchel.

Pos kësaj, Lukaku është duke i propozuar Chelseas edhe lojtarë të tjerë, ngase thuhet se ka rekomanduar prurjen e dy yjeve të Interit, mbrojtësve Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni.

Lukaku i njeh mirë dy lojtarët, ngase ishin ndër kryesoret vitin e kaluar ku fituan titullin e Seria A.

Chelsea nuk ka shumë siguri për qendrën e mbrojtjes, ngase Antonio Rudiger është në vitin e fundit të kontratës, derisa Thiago Silva mund të largohet gjithashtu.

Blutë” këtë verë provuan deri në fund nënshkrimin me Jules Kounde, por nuk arritën marrëveshje me Sevillën shkaku i çmimit të lartë.