Njohësi i çështjeve juridike, Bekim Salihu, ka reaguar pas kërkesave për shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale, raporton Gazeta Blic.
Përveç që është shkelje kushtetuese, shtyrja e zgjedhjeve, Salihu thotë se edhe në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, shtyrja e zgjedhjeve nuk mund të ndodhë.
Kjo për shkak që sipas tij, Kushtetuta e Kosovës në nenin 131 saktëson se në rast të shpalljes se gjendjes se jashtëzakonshme dy ligje nuk mund të suprimohen,
Ligji per Zgjedhjet Lokale dhe ai për zgjedhjet e përgjithshme.
Shkrimi i plotë:
Edhe në rrethana të shpalljes se gjendjes se jashtëzakonshme, nuk mund të shtyhet data e zgjedhjeve. Kushtetuta e Kosovës në nenin 131 saktëson se në rast të shpalljes se gjendjes se jashtëzakonshme dy ligje nuk mund të suprimohen, Ligji per Zgjedhjet Lokale dhe ai për zgjedhjet e përgjithshme. Zgjedhjet lokale mund të mbahen dy muaj para përfundimit të mandatit ose një muaj pas përfundimit të mandatit, thuhet në Ligjin për Zgjedhjet Lokale.


