Ish-ylli i Milanit, Andriy Schevchenko beson se Liverpooli dhe Atletico Madrid ishin të pafat me shortin e Champions League.
Ai tha se të kesh në grup Milanin si ekip i katërt është një short i pafat për këto dy ekipe duke shtuar se ky grup është më i vështiri, shkruan GazetaBlic Sport.
Shevchenko foli për Gazeta dello Sport për Milan në Champions League.
“Ata janë një ekip i fortë, me ritëm të madh“, tha fillimisht Shevchnko për Milan.
“Një ekip që është i këndshëm për t’u parë, luan shpejtë dhe lehtë arrin të ndërtojë aksione të shkëlqyera“, shtoi ai.
“Grupi i tyre është më i vështiri nga të gjithë. Nuk është dramë për këdo që mund të eliminohet, nuk mund të konsiderohet dështim”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


