Sporti

Trajneri i Bayernit nuk beson se Barcelona është e dobët pa Messin: “Ata tani janë më ndryshe”

09/13/2021 16:40
nga:Lorik J

Nesër nisin emocionet e edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich dhe Barcelona takohen nesër në “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Bayernit, Nagelsmann ka folur rreth përballjes me Barcelonën.

Ai tha se nuk beson se Barcelona është ekip më i dobët pa Messin.

“Unë mendoj se ata do të jenë shumë të ndryshëm. Ata luajnë ndryshe me Messin, ai kërkoi topin, posedimin. Ata tashmë kanë një lojtar kyç që është Memphis Depay, është edhe Luuk de Jong … Jo nuk e di nëse ata janë më keq, ata janë të ndryshëm. Tani i gjithë ekipi është i rëndësishëm. Unë nuk mendoj se ata janë më keq, ndeshjet mes këtyre dy ekipeve kanë prodhuar futboll të mirë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/