Sporti

Fantastike: Bekim Zogaj do të jetë gjyqtar anësor në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Club Brugge – PSG

09/13/2021 15:27
nga:Lorik J

Gjyqtari kosovar, Bekim Zogaj është deleguar nga UEFA për ndeshjen Club Brugge – PSG.

Zogaj do të jetë gjyqtar anësor në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Club Brugge – PSG, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të luhet të mërkurën nga ora 21:00 në Belgjikë, në kuadër të grupit A.

Gjyqtarët në këtë ndeshje do të jenë:

  • Gjyqtar kryesor: Sandro Schärer
  • Gjyqtar anësor: Stephane De Almeida, Bekim Zogaj
  • VAR: Massimiliano Irrati
  • Asistent VAR: Stuart Attwell
  • Gjyqtar i katërt: Fedayi San

/GazetaBlic Sport