Lajme

Tahiri: Assesi shtyrje të zgjedhjeve, por shkurtim të fushatës

09/13/2021 14:19
nga:Q R

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë ndër të tjera se AAK nuk është assesi që të ketë shtyerje të zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij kjo është e palogjikshm dhe bi ndesh me demokracinë.

“Nuk ka as bazë ligjore e as demoraktike. Ju e dini se me 17 tetor krytarëve të komunave iu sakdon mandati dhe atë mandat mund ta japin vetëm populli përmes zgjedhjeve. Ne jemi për shkurtim të fushatës në pesë ditë ose mund të shqyrtojm edhe atë se si mund ta mbajnë fushatën online. Modaliteti për shtyerje të zgjedhjeve është ngulfatje dhe goditja më e madhe që mund t`i ndodh demokrcisë që nga pas lufta”, ka deklaruar Tahiri.

Aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 14 personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare