“Sunny Hill” – mban titullin projekti i cili ka ribashkuar dy këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Tuna Sejdiu dhe Dafina Zeqiri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tuna është shprehur se ndjehet shumë e lumtur që do të bashkëpunoj me Dafinën, shkruan GazetaBlic.
“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade. Po, vajzat që do ta mbysin ‘vibe’n sërish. Ky album po ashtu. Të dua vajzë, Dafina Zeqiri”, ka shkruar Tuna.

Ky projekt i cili do të jetë pjesë e albumit të Dafinës, vjen pas 10 vitesh kur të dyja ishin pjesë e këngës “Vibe” në bashkëpunim me reperin 2po2./GazetaBlic/


