Sporti

Historia e trishtuar e Hategan, gjyqtarit të ndeshjes Atletico-Porto

09/13/2021 13:43
nga:Lorik J

Atletico Madrid do të luajë të mërkurën ndaj Porto në Wanda Metropolitano, në xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ekipet tashmë e dinë se kush do të jetë arbitri që do të japë drejtësinë në duel, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjyqtari rumun Ovidiu Hategan do të drejtojë ndeshjen e Atletico Madrid dhe Portos, sipas UEFA.

Ovidiu Haţegan, 41 vjeçar është gjyqtar i FIFA-s që nga viti 2008.

Historia e trishtë e tij

Rumuni ka një histori të trishtuar. Në nëntor të vitit 2018, ai ishte përgjegjës për drejtimin e takimit Holandë-Gjermani të Ligës së Kombeve. Dhe ai bëri një shfaqje të profesionalizmit të rrallë. Gjatë pushimit, gjyqtari mësoi për vdekjen e nënës së tij.

Siç shpjegohet nga lojtarët, ata vunë re diçka gjatë pjesës së dytë, se kishte diçka të çuditshme, por edhe kështu, ai ruajti qetësinë, loja përfundoi me një arbitrim të pacenuar, pa polemika. Me të përfunduar ndeshja, ai kishte filluar të qante!