Sulmuesit Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski janë në dyshim për ndeshjen e parë të Bayern Munich në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve ndaj Barçës në Camp Nou, pasi u zëvendësuan në ndeshjen e fundit të Bundesligës kundër RB Leipzig.
Gnabry ka probleme në shpinë dhe trajneri Julian Nagelsmann vuri në dukje se mund të jetë në dyshim, ndërsa Lewandowski ka disa shqetësime poashtu që mund ta lënë atë pa udhëtuar në Barcelonë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kushdo që e ka pasur atë lëndim e di që mund të rikuperohet shpejtë ose se mund të zgjasë më shumë se deri të martën. Shpresoj se është gati për të martën, por nuk mund ta them me siguri,” shpjegoi Nagelsmann për gjendjen fizike të Gnabry.
“Lewy poashtu kishte probleme dhe njëfarë tensioni. Ishte një masë paraprake, nuk mendoj se ka ndonjë gjë shumë serioze,” komentoi Nagelsmann në lidhje me Lewandowski, yllin e madh të Bayern.
/GazetaBlic Sport


