Lajme

Vazhdon numri i rasteve të raportimit të dhunës në familje

09/13/2021 09:41
nga:Q R

Po vazhdon të rritet numri i raportimeve për dhunën në familje.

Në raportin 24 orësh të policisë, janë raportuar tri raste të dhunës gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e dhunës i takojnë qytetit të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Vitisë.

Në raportë, dhuna e ushtruar mbizotëron nga gjinia mashkullore drejtë bashkëshortëve të tyre dhe fëmijëve.

” Fushë Kosovë, 12.09.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortës dhe fëmijëve të tij. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

“Prishtinë, 12.09.2021 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i dyshuari kishte tentuar që ta sulmoj viktimën, bashkëshorten e tij femër kosovare. Me aktvendim te prokurorit, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”

“Viti, 11.09.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me familjarët e tij, i kishte kanosur verbalishtë ata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”

Nga sot Zvicra shtrëngon masat për kosovarët që duan të hyjnë në këtë shtet