Sporti

Statistikat e Xherdan Shaqirit në ndeshjen e parë me Lyonin

09/13/2021 09:41
nga:Lorik J

Skuadra e Lyonit ka fituar mbrëmë ndaj Strasbourg me rezultatin 3:1.

Në këtë ndeshje debutoi edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti 29 vjeçar luajti për 75 minuta në këtë ballafaqim, ku edhe ishte protagonist me një asistim tek goli i dytë i francezëve.

Në minutën e 64’të të duelit, Xherdan Shaqiri asistoi tek goli i Denayer.

E bukur: Të gjithë në stadium brohorasin emrin e Shaqirit, futbollisti gëzon tifozët me asistim

Përveç asistimit, Shaqiri zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë.

Këto janë statistikat e tij për 75 minuta lojë:

  • 1 asistim
  • 63 prekje të topit
  • 1 shans i madh i krijuar
  • 4 pasime kyçe
  • 85% saktësi në pasime
  • 1 driblim
  • 1 duel i fituar