Një person nga Bujanovci është vrarë këtë të diel në një kafene të Gjilanit. Drejt viktimës dyshohet se kanë shtënë dy persona të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga policia.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, ka thënë për Klan Kosovën se kur kishte ndodhur vrasja kishte shumë njerëz afër dhe se policia ka marrë shumë dëshmi deri tani.
Në ora 22:20 trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore.
Ky është 50 vjeçari që u vra sonte në Gjilan