Sporti

Klopp flet për lëndimin e Elliott: Ne do presim për të, ai ka ndikim të madh në lojën tonë

09/12/2021 23:48
nga:E K

Trajneri Jurgen Klopp ka folur për lëndimin që pësoi mesfushori i talentuar anglez, Harvey Elliott.

Një futbollist i Leeds Unitedit ia theu këmbën gjatë përballjes së sotme, të cilën “Reds” e fituan me rezultat 0 – 3.

Tekniku gjerman ka treguar për lëndimin e mesfushorit, që tani ndodhet në spital.

Është lëndim i keq. Këmba e tij ishte dal nga vendi“, tha fillimisht Klopp.

Ne do luajmë futboll pa të, por do presim për të”, deklaroi ai.

Ishte një tronditje masive. Ju e patë ndikimin që ka ai në lojë. Ai është djali ynë kurse për lojtarët është një vëlla i vogël“, përfundoi gjermani.

Ndërkohë, Liverpool në katërt ndeshjet e para ka arkëtuar 10 pikë, aq sa kanë edhe Chelsea dhe Manchester United.