Lajme

Arsim Gërxhaliu flet për Gazeta Blic, tregon detaje nga mos vazhdimi i kontratës

09/12/2021 20:48
nga:Gazeta Blic

Drejtori i deritanishëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për mos vazhdimin e kontratës nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, për të udhëhequr me këtë institucion, raporton Gazeta Blic.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Gërxhaliu, ka konfirmuar se nuk i është vazhduar kontrata për të udhëhequr me këtë institucion, ani pse tregon që ende nuk ka marrë asnjë konfirmim zyrtar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Gërxhaliu flet edhe për detaje të kontratës.

“Unë mandatin e kam pasur 3+3. Me 28 gusht më ka skaduar kontrata e tre vjetorit të parë dhe siç po duket nuk më është vazhduar për pjesën e dytë – pra për tre mujorin e dytë të mandatit. Ende nuk kam marrë asnjë konfirmim zyrtar nga ana e ministrisë por vetëm informata në mënyrë joformale nga zyrtarë brenda ministrisë. Gjithashtu, një email më ka ardhur nga e përmendura si e emëruar si ushtruese detyre në vendin tim, e cila ka kërkuar nga unë që të vazhdoj të jem pjesë e komisioneve qeveritare për të pagjeturit. Kaq kam informata deri më tani” tha Gërxhaliu për Gazeta Blic.

Gazeta Blic raportoi për mos vazhdimin e kontratës nga ana e ministrisë së Drejtësisë për Gërxhaliun dhe emërimin e ushtrueses së detyrës në këtë institucion.

DETAJET;

Nuk i vazhdohet kontrata Arsim Gërxhaliut, emërohet ushtruesja e detyrës së Institutit të Mjekësisë Ligjore