Lajme

Nuk i vazhdohet kontrata Arsim Gërxhaliut, emërohet ushtruesja e detyrës së Institutit të Mjekësisë Ligjore

09/12/2021 20:10
nga:Gazeta Blic

Ministria e Drejtësisë nuk ia ka vazhduar kontratën, drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, kështu që ai më nuk do të udhëheq me këtë institucion, raporton Gazeta Blic.

Lajmi është konfirmuar në kushte anonimiteti nga zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Përmes së njejtit vendim, në vend të Gërxhaliut, ministria e Drejtësisë e ka caktuar Flutura Gogaj.

Gërxhaliu ka udhëhequr për shumë vite me këtë institucion, gjersa atij i ka skaduar kontrata dhe rrjedhimisht nuk i është vazhduar më tutje nga institucionet aktuale.