Lajme

Tetë viktima dhe 864 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

09/12/2021 19:35
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 864 qytetarë, si dhe kanë humbur jetën katër pacientë.

Kështu numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2,543.

Janë 12 mijë e 766 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë teksa aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 679 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141 mijë e 717 që nga fillimi i epidemisë.