Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Gjilani – Dukagjini.
Pjesa e parë e duelit të xhiros së tretë të Superligës ka përfunduar me rezultatin 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjilani kishte më shumë posedimin e topit, por që nuk rrezikoi portën e Haxhihamzës.
Në anën tjetër, Dukagjini nuk mbante shumë topin në zotërim, por kishte kundërsulmet me të cilat rrezikoi.
Sulmuesi i shpejtë, Chibuze ishte problemi kryesor i Gjilanit në këtë pjesë të parë. Ai kishte një shans të mirë i vetëm me portierin Koliçi, por dështoi ta mposht portierin shqiptar.
/GazetaBlic Sport


