Skuadra e Interit është ndalur pas dy fitoreve të para në Serie A.
Kampioni aktual i Serie A, Inter ka barazuar në udhëtim ndaj Sampdorias me rezultatin 2:2, shkruan GazetaBlic Spor.
Dimarco e hapi serinë e golave, kur me një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit çoi topin në rrjetë pas vetëm 18 minutash.
Sampdoria reagoi në minutën e 33’të, ku me anë të Yoshidas barazuan rezultatin.
Krejt në fundin e pjesës së parë, Lautaro Martinez realizoi një eurogol të vërtetë, për ta dërguar ekipin e tij në pushim me avantazh minimal.
Në pjesën e dytë, Sampdoria hyri fuqishëm dhe barazoi me Augellon, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm pas 47 minutave lojë.
Inter pas tri ndeshjeve të para ka shtatë pikë, kurse Sampdoria 2.
/GazetaBlic Sport


