Sporti

Lajm aspak i mirë për tifozët e Barcelonës, lëndohet rëndë Martin Braithwaite

09/12/2021 13:55
nga:Lorik J

Martin Braithwaite u largua sot nga stërvitjet e Barcelonës, shkaku i një dëmtimit.

Sipas mediave spanjolle, Braithwaite ka pësuar një dëmtim dhe ai pritet të jetë jashtë fushave për 3-4 muaj për shkak të problemeve të gjurit, përcjell GazetaBlic Sport.

Martin Braithwaite u stërvit me grupin sot. Ai donte ta detyronte veten të ishte në dispozicion kundër Bayern – por rrezikoi dhe u dëmtua rëndë.

Luuk De Jong pritet të bëjë debutimin e tij për FC Barcelona si titullar në ndeshjen kundër Bayern Munich.

/GazetaBlic Sport