Sporti

Real Madrid – Celta Vigo, formacionet e mundshme

09/12/2021 11:14
nga:Lorik J

Real Madrid pret Celta Vigo sonte në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e parë që do të luhet në stadiumin gjigant pas më shumë se 1 viti.

Trajneri Carlo Ancelotti do të duhet të marrë disa vendime interesante dhe intriguese me formacionin e tij startues sonte, duke pasur parasysh se lojtarë si Modric ose Mendy janë të dëmtuar, ndërsa titullarë të tjerë kryesorë si Casemiro, Valverde dhe Vinicius luajtën për kombëtaret e tyre të enjten në mbrëmje, kështu që ata mund të mos jenë aq të freskët sa të fillojnë, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediumet spanjolle kanë publikuar formacionet e mundshme të këtij dueli.

Ja përbërjet:

Real Madrid predicted XI: Courtois, Carvajal, Militao, Nacho, Mendy, Casemiro, Modric, Isco, Vinicius, Hazard, Benzema.

Celta Vigo predicted XI: Dituro; Mallo, Aidoo, Araujo, Galan; Tapia; Mendez, Suarez, Nolito; Aspas, Mina.