Sonte zhvillohet ndeshja mes Lyonit dhe Strasbourg.
Lyon dhe Strasbourg takohen me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligue 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri u transferua në Lyon në këtë merkato. Ai u largua nga Liverpooli, për t’u transferuar në Lyon të Francës.
Në ndeshjen e xhiros së kaluar, Shaqiri ishte në bankën rezervë, ndërsa sonte pritet të debutojë nga minuta e parë.
/GazetaBlic Sport


