Lionel Messi nuk e meritonte të largohej nga Barcelona në mënyrën që bëri dhe largimi i tij mund të ishte shmangur, këmbëngul presidenti i La Liga, Javier Tebas.
Barcelona u përpoq të rinovonte me yllin argjentinas – pasi kontrata e tij e mëparshme skadoi në fund të sezonit të kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Tebas pranon se largimi i Messin vjen si një goditje për futbollin spanjollin, edhe më shumë sesa humbja e figurave të tjera të rëndësishme.
“Ashtu si kur Cristiano Ronaldo, Pep Guardiola ose Jose Mourinho u larguan. Ne e dinim që një ditë kjo do të ndodhte. Ne kemi pasur fatin e madh që të kemi dy futbollistët më të mirë në botë në dy skuadrat më të mira në botë dhe nga La Liga ne kemi qenë në gjendje të përfitojmë nga kjo”, tha Tebas për Sport.
“Ndoshta largimi i Messit ka qenë pak më i dhimbshëm, sepse personalisht e konsideroj atë më të mirin në histori dhe ai nuk e meritonte të largohej ashtu, jo vetëm për Barçën por edhe për La Ligën.”
“Unë e diskutova këtë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta personalisht, me telefon dhe me bordin e tij të drejtorëve. U gjetë zgjidhja, nëse arsyeja ishte ekonomike. Nuk ishte një vendim ekonomik. Unë e di me siguri”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


