Sporti

Sir Alex Ferguson thyen heshtjen, tregon se a ndikoi në transferimin e Cristiano Ronaldos në Manchester United

09/12/2021 09:00
nga:Lorik J

Sir Alex Ferguson ka konfirmuar përfshirjen e tij në rikthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford.

Sir Alex Ferguson ka konfirmuar për herë të parë përfshirjen e tij në marrëveshjen për të sjellë Cristiano Ronaldon përsëri në Manchester United, duke këmbëngulur:

“Unë thjesht nuk mund ta imagjinoja që ai të luante për Manchester City. Shumë njerëz luajtën rol, dhe unë kontribuova duke e ditur se, me të vërtetë, Cristiano donte të vinte këtu. Kjo ishte e rëndësishme. Shkoi shumë mirë”, tha shkurtimisht Sir Alex Ferguson, citojnë mediat britanike.

Cristiano Ronaldo shpërtheu në ndeshjen e djeshme ndaj Newcastle në deubtimin e tij me ‘Djajtë e Kuq’, ku shënoi dy golat e parë në fitoren 4:1.

/GazetaBlic Sport