Sporti

Guardiola: Bernardo Silva është një lojtar i madh, jemi të lumtur që akoma është në ekipin tonë

09/12/2021 08:02
nga:Lorik J

Pep Guardiola ishte i kënaqur me paraqitjen dhe golin e Bernardo Silva, të shtunën pasdite.

Mesfushori portugez i dha fitoren Manchester Cityt ndaj Leicester City, pasi goli i tij ia siguroi fitoren ekipit të Guardiolas, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne jemi të lumtur që ai është këtu. Në të ardhmen do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai luajti shumë mirë në dy ndeshjet e fundit dhe përsëri sot. Lidhja me Jack Grealish dhe Joao Cancelo ishte e shkëlqyeshme”, vlerësoi trajneri spanjoll, duke iu referuar një futbollisti që ishte gati të largohej nga klubi në afatin veror.

/GazetaBlic Sport