Puna e bërë, u pritë mjaft mirë nga qytetarët kalimtarë.
Ndërsa, autorja Pranvera Sulejmani nga MuralFest Kosova tha se fotografia nuk është zgjedhur rastësisht për t’u vizatuar.
“Kjo ka qenë fotografia më e përshtatshme që e kemi pas dhe që është më e mira e mundshme”, tha ajo.
Boshatisja e qytetit e dhuna e ushtruar gjatë luftës së fundit, po ngjall kujtime për ferizajas të tjerë.
“Kjo të kujtojnë ata trenat e famshëm të Holokaustit gjerman”, tha Blerim Grainca, qytetar.