Sporti

Prishtina mposhtet nga Drenica, Ballkani merr fitore dramatike ndaj Ulpianës, Drita triumfon ndaj Malishevës

09/11/2021 18:12
nga:E K

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Prishtina është mposhtur nga Drenica me rezultat 2-1,shkruan GazetaBlic Sport.

Golat për Drenicën i realizuan Denisson dhe Zabërgja, kurse për Prishtinën shënoi Otto John në minutën e 74’të të takimit.

Ballkani ka arritur fitore dramatike ndaj Ulpianës.

Skuadra vendase triumfoi me rezultat 3-2.

Ndeshja ishte e barabartë deri në minutën e fundit të takimit kur realizoi Rrustem Hoxha për fitoren e Ballkanit.

Realizatorët në këtë takim për Ballkanin ishin: Thaqi i cili shënoi dy gola dhe Rrustem Hoxha, kurse për mysafirët shënuan: Selimi dhe Shala.

Në anën tjetër Drita fitoi me epërsi minimale në udhëtim te Malisheva.

Goli i vetëm në këtë takim u realizua në minutën e 85’të nga Ardit Tahiri.

/GazetaBlic Sport/