Lajme

SHSKUK: Më shumë lirime sesa pranime të pacientëve me Covid, nëpër spitalet e Kosovës

09/11/2021 13:55
nga:Y I

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24 orët e fundit ka pasur më shumë lirime të pacienteve, krahasuar me numrin e pranimeve.

Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve.

Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1002 pacientë, prej tyre 887 me Covid-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terap dhe 65 në kujdes intensiv.

Njoftimi i plotë: