Lajme

Daut Haradinaj: Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve, dëshmi e ikjes nga përgjegjësia

09/11/2021 13:16
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, thotë se tentimi për shtyrjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj theksoi se të parët e vendit pas humbjes së qindra jetëve nga Covid nuk morën mundimin të bëjnë një vizitë në Infektivë.

“Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit.17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta” shkruan Haradinja në Facebook.

Postimi i plotë:

Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve.

Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera.

Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit.

17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta.