Sergio Ramos, i cili ka qenë jashtë konkurrencës për gati dy muaj për shkak të problemeve në këmbën së tij të majtë, vazhdon të ndiejë dhimbje që i shkakton atij shqetësim, sipas shënimit të përditësuar nga stafi mjekësor i PSG.
“Gjatë rimëkëmbjes, ai ndjeu një dhimbje në këmbën e tij të majtë, kështu që ai duhej të përshtatej me ngarkesën e tij të punës. Javën tjetër, ai do të rifillojë përgatitjen individuale në terren”, thuhet në dokument, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri Mauricio Pochettino tashmë ka deklaruar se spanjolli nuk do të bëjë debutimin e tij kundër Bruges, më 15 shtator, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve: “Nuk më shqetëson. Ai do të të ndjekë hapat që duhet të ndjekë|.
Ramos u transferua nga Real madrid gjatë kësaj vere.
/GazetaBlic Sport/


