Lajme

Shkoi për të prerë dru në pyll dhe u lëndua, vdes një person në QKUK

09/11/2021 08:58
nga:Y I

Një person nga fshati Gjyryshevc i Kamenicës, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që i njëjti është lënduar duke prerë dru në pyll.

Policia përmes, raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK dhe aty më pas edhe ka vdekur.

Ndërsa, njësia përkatëse është duke e hetuar rastin.

“Fsh. Gjyryshevc, Kamenicë 10.09.2021 – 13:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke prerë dru në pyll është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet ë raportin e Policisë.