Superliga e Kosovës në futboll e vazhdon sot aktivitetin e saj.
Xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës karakterizohet me përballje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina do të ketë një përballje shumë të vështirë ndaj Drenicës, me skuadrën nga kryeqyteti që nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri.
Prishtina ka një barazim dhe një humbje, kurse Drenica ka arritur dy rezultate shumë të mira, një barazim ndaj Gjilanit si dhe një fitore ndaj Dukagjinit në transfertë.
Pas fitores së madhe ndaj Prishtinës, Ballkani synon që të vazhdojë me formën e mirë edhe sot ndaj Ulpianës, në Suharekë.
Përballje interesante pritet mes Malishevës dhe Dritës ku të dyja skuadrat kanë nga katër pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve të para.
Ndeshjet e ditës së sotme zhvillohen në ora 16:00.
/GazetaBlic Sport/


