Sporti

Theu të gjitha rekordet me shitjen e fanellave, Cristiano Ronaldo rikthehet sot pas 12 viteve të luajë në “Old Trafford”

09/11/2021 08:12
nga:Mergim Rreci

E kemi pritur gjatë dhe sot është dita e madhe e debutimit të tij të dytë në Premier League.

Njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të këtij sporti, Cristiano Ronaldo do të marrë sot vëmendjën e të gjithëve në sfidën Manchester United – Newcastle United, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai pritet të ketë disa minuta në këtë takim dhe tashmë ka thyer të gjitha rekordet me numrin e madh të shitjes së fanellave të tij.

“Sigurisht që do të jem nervoz të shtunën, por jam më i pjekur, jam më me përvojë”, tha Ronaldo për faqen e klubit.

“Unë do të jem i përgatitur dhe do të bëj presion ndaj Ole tani për të filluar ndeshjen nga fillimi. Unë jam gati të shkoj”, vazhdoi ai.

Ndeshja zhvillohet në ora 16:00.

/GazetaBlic Sport/